Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

OBSH: Të ruajmë vigjilencën me virusin e ri të zbuluar në Kinë

20:59 | 30 Qershor 2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha sot se do të “lexojë me kujdes” studimin kinez për gripin e ri të derrit, për të cilin studiuesit thanë se ka potencialin të shkaktojë një tjetër pandemi.

Një zëdhënës i OBSH tha se shfaqja e këtij virusi, i hasur në derrat e thertoreve në Kinë, tregon se nevojitet vigjilencë e lartë ndaj sëmundjeve të reja edhe gjatë vazhdimit të betejës kundër Covid-19, transmeton lajmi.net.

Studimi i publikuar nga Akademia Shkencore e Kinës thotë se gripi i derrit me mutacionin e genit G4, ka “të gjitha parametrat për të krijuar një pandemi virusi”.

Megjithëse studiuesit thanë se nuk ka kërcënim për momentin, biologët kinezë kanë sugjeruar nisjen e fushatës së monitorimit të popullatave njerëzore, veçanërisht të punonjësve të industrisë. /Lajmi.net/