OBSH: Rritje eksponenciale e rasteve të COVID-19 në shumë vende

Hemisfera veriore ndodhet në një çast kritik të pandemisë COVID-19, paralajmëroi sot kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Bota

23/10/2020 20:22

“Shumë vende po shohin një rritje eksponenciale në rastet e COVID-19”, tha ai dhe kjo po bën që spitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv të jenë afër ose të kenë tejkaluar kufijtë e tyre të kapacitetit, kur jemi veçse në tetor”, tha ai në një konferencë për shtyp, raporton ATSh.

Ai theksoi se muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë, pasi disa vende janë në një rrugë të rrezikshme./Lajmi.net/