OBSH: Pelegrinët e Haxhit, të kenë kujdes nga sindroma MERS

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka kërkuar nga miliona myslimanë, që shkojnë në haxhillëk, të mbrohen kundër Sindromit Respirator të Lindjes së Mesme (MERS) duke i kushtuar kujdes higjienës.

Bota

10/07/2014 12:42

Myslimanët që ka vendosur të kryejnë Haxhin, duhet të marrin masa për mbrojtje kundër Sindromit Respirator të Lindjes së Mesme (MERS) duke i kushtuar kujdes, rekomandon Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Mark Jacobs, nga OBSH, tha sot se pastrimi i duarve dhe qëndrimi larg njerëzve që kolliten, është mënyra më e thjeshtë për ta parandaluar përhapjen e virusit.

Sipas tij, MERS duket se është më pak infektues se sa që mendohej më parë, edhe pse  tashmë nga ai kanë vdekur 287 njerëz, pothuajse të gjithë në Lindjen e Mesme.

Këto komente u bënë pasi autoritetet në Filipine kanë kërkuar nga njerëzit, që mendojnë të shkojnë në Mekë, që këtë rrugë eventualisht ta rishqyrtojnë dhe ta lënë derisa sëmundja të zhduket.