OBSH: Mishi i përpunuar shkakton kancerin

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka publikuar një raport gjatë të hënës ku mishin e përpunuar, përfshirë edhe proshutën dhe salsiçet, i vë në të njëjtën kategori me duhanin që shkakton kancerin, shkruan CNN.

Bota

27/10/2015 12:21

Sipas zyrtarëve të OBSH-së, mishi i përpunuar mund të shkaktojë kancerin, derisa një raport i publikuar së fundmi tregon se dy feta të proshutës mund të rrisin rrezikun kolorektal (të zorrëve) për kancer me 18 për qind, transmeton lajmi.net.

Sipas këtij raporti gjithashtu thuhet se 10 për qind e hot-dogëve vegjetarian përmbajnë mish.

Nëse mishngrënësit mbyten duke ngrënë salsiçe derisa lexojnë raportin e publikuar, reagimi i vegjetarianëve në rrjetin social Twitter ishte më pak i kënaqur.

Edhe pse mishi i përpunuar tani gjendet në kategorinë e njëjtë me cigaret dhe alkoolin që shkaktojnë kancerin , ekspertët e OBSH-së pretendojnë se kjo nuk do të thotë se ato janë aq të rrezikshme.

“Për një individ, rreziku për zhvillimin e kancerit në zorrë për shkak të konsumimit të mishit të përpunuar mbetet i vogël, por ky rrezik rritet me sasinë e mishit të konsumuar”, ka deklaruar doktor Kurt Straif nga OBSH-ja.

Për fat të keq për vegjetarianët, gjetjet e fundit nuk ishin befasuese pasi së fundmi “Ushqimi i Pastër” ka publikuar një raport në të cilin zbulon se 10 për qind e hot-dogëve vegjetarian përmbajnë mish, dhe se dy të tretat e mostrave vegjetarianë përmbajnë ADN-në e njeriut. (lajmi.net)