Objektivi kryesor i Juventusit

Kampioni i Italisë, Juventus ka bërë gati planet për përforcimet e reja. Dhe, në krye të listës së kërkesave të trajnerit Antonio Conte gjendet ylli kosovar i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri. Sipas portalit zviceran Infoticker.ch, drejtori i përgjithshëm i Bianconerëve, Giuseppe Marotta ka identifikuar Shaqirin si objektivin kryesor për gjigantin torinez. Mesfushori kosovar nuk zë…

Sport

06/12/2013 11:08

Kampioni i Italisë, Juventus ka bërë gati planet për përforcimet e reja. Dhe, në krye të listës së kërkesave të trajnerit Antonio Conte gjendet ylli kosovar i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri.

Sipas portalit zviceran Infoticker.ch, drejtori i përgjithshëm i Bianconerëve, Giuseppe Marotta ka identifikuar Shaqirin si objektivin kryesor për gjigantin torinez.

Mesfushori kosovar nuk zë vend në formacionin bazë të Bayern Munichut pasi është në konkurrencë me yje të mëdhenj përfshirë holandezin Arjen Robben andaj Marotta thuhet se do të bëjë çmos në mënyrë që të sfidojë rezistencën e klubit nga Allianz Arena për shitjen e Shaqirit.

Për më tepër, zyrtari i lartë i Juventusit, përgjegjës për transferimin e futbollistëve, raportohet se është i mahnitur me kualitetet e Shaqirit dhe është i gatshëm të paguajë çfarëdo shifre të lartë që kërkohet për të.