Objektivi i Man Utd dhe Arsenal, nënshkruan me këtë skuadër (FOTO)

Wlliam Carvalho e ka vazhduar kontratën me Sportingun.

Sport

09/02/2016 22:20

Mesfushori portugez, William Carvalho, e ka vazhduar kontratën me Sporting Lisbonën deri në edicionin 2019-2020.

Klubet të cilat duan ta transferojnë atë tash e tutje, duhet t’ia paguajnë Sportingut plot 45 milionë euro, përcjell Lajmi.net nga Mundo Deportivo.

Manchester United dhe Arsenal kanë shprehur interesim për Carvalhon, i cili konsiderohet si njëri nder talentët më të mirë në pozitën e tij.