Obiliq: I mituri theret me thikë nga dy bashkëmoshatarë të tij
Një konflikt fizik ka ndodhur dje në Obiliq. Gjatë përleshjes fizike mes tre të miturve, një nga ta ka mbetur i lënduar pasi është therur me thikë, transmeton lajmi.net. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa një nga të dyshuarit u dërgua në mbajtje, teksa tjetri u lirua në procedurë të rregullt. Obiliq 18.02.2025 – 14:00.…

Lajme
Një konflikt fizik ka ndodhur dje në Obiliq.
Gjatë përleshjes fizike mes tre të miturve, një nga ta ka mbetur i lënduar pasi është therur me thikë, transmeton lajmi.net.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa një nga të dyshuarit u dërgua në mbajtje, teksa tjetri u lirua në procedurë të rregullt.
Obiliq 18.02.2025 – 14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që kanë therur me thikë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/