Obama vajton për wifi
Presidenti Obama u brengos shumë për çështjen e wifi-së gjatë një interviste televizive.

Bota
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka paraqitur probleme të mëdha lidhur me internetin gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e bardhë.
Kjo ka ndikuar edhe tek gruaja e tij, Michelle, dhe dy vajzat e tyre, Sasha dhe Malia, të cilat ishin shprehur të irrituara nga ky fakt, transmeton lajmi.net.
Obama dhe zonja e parë, Michelle, dhanë këshilla gjatë një interviste për familjen e ardhshme që do të vinte në shtëpinë e bardhë, sepse ata u shprehën të mërzitur nga fakti që interneti u’a pamundësoi shumë gjëra për t’i ndjekur edhe pse kishte ngritur shumë herë këtë çështje.
Presidenti shtoi se ai ende është duke u përpjekur për të përmirësuar wi-fin në shtëpinë më të madhe në Amerikë dhe shpreson që problemi i atillë të mos ndikojë tek familja e ardhshme /lajmi.net