Obama: Shmangëm një luftë të re në Lindje të Mesme

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, ka tërhequr vërejtjen se pa marrëveshjen bërthamore me Iranin, do të fillonte një luftë e re në Lindjen e Mesme. Ai tha se ata që votuan pro luftës në Irak, tani bëjnë thirrje kundër diplomacisë me Iranin.

Bota

05/08/2015 19:15

“Shumë nga ata që argumentonin për luftën në Irak, tani po e kundërshtojnë marrëveshjen bërthamore me Iranin”, ka thënë Obama,

Adresimi i së mërkures vjen vetëm një javë pasi udhëheqësi i mazhorancës së Senatit Mitch McConnell paralajmëroi se Senati do të debatoj mbi marrëveshen bërthamore me Iranin në shtator, pas një pushimi veror prej pesë javëve, transmeton Indeksonline.

Sipas legjislacionit që është miratuar në fillim të këtij viti, Senati mund ta inicioj një rezolutë për mospajtim, kalim, apo mund të zgjedh që të mos ndërmarrë ndonjë veprim.

Ndërkaq, shumë nga republikanët nuk e kanë mbështetur marrëveshjen, përfshi këtu edhe John Boehner. Ndërkohë, shumica e e demokratëve do të shkojnë në pushime pa ndonjë vendim të qartë. /