Obama pret mikun e tij, ankohet Kina

Kina ka reaguar pas vizitës së liderit shpirtëror të Tibetit në Washington, duke thënë se Pekini zyrtar kundërshton vendet e huaja që e presin në vizitë Dalai Lamën.

Bota

06/02/2015 14:38

Reagimi ka ardhur pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka mbajtur një takim publik me liderin shpirtëror të Tibetit.

Ministria e Jashtme kineze ka reaguar duke thënë se Pekini zyrtar është kundër shteteve të huaja që ndërhyjnë në punët e brendshme të Kinës.

“Dala Lama është politikan në mërgim, i cili për kohë të gjatë ka qenë i angazhuar në aktivitete separatiste të tibetianëve kundër Kinës, nën pretekstin e fesë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Presidenti Obama ka pritur Dalai Lamën në Mëngjesin e Lutjeve në Washington, duke e vlerësuar atë si një mikë të mirë të tij.