Obama për vdekjen e Kobe Bryant: Humbja e vajzës edhe më e rëndë

23:33 | 26 Janar 2020

Vdekjen e legjendës së basketbollit Kobe Bryant e ka komentuar edhe ish-presidenti amerikan Barack Obama.

Ai ka thënë se edhe më e rëndë është vdekja e së bijës së Bryantit, Giannas 13-vjeçare.

“Kobe ishte legjendë në parket dhe sapo kishte nisur atë që mund të vlerësohet si akti i dytë. Humbja e Giannas është edhe më e rëndë për ne si prindër. Michelle dhe unë iu dërgojmë dashuri dhe lutje për Vanessan dhe familjen Bryant në një ditë të pabesueshme”, ka shkruar Obama në Twitter.

Sot Bryant, vajza e tij dhe tre persona të tjerë vdiqën si pasojë e rrëzimit të helikopterit.