Obama nuk merr pjesë në varrimin e Muhamed Ali, ka agjendën e zënë!
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama nuk do të marr pjesë në ceremoninë e varrimit të boksierit legjendar tashmë të ndjerë, Muhamed Ali, që do të bëhet ditën e premte.

Bota
Këtë e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë e cila ka treguar se Obama dhe gruaja e tij do të jenë në diplomimin e vajzës së tij në shkollën e mesme Malia.
Ali vdiq të premten e kaluar në moshën 74 vjeçare në spitalin e Phoenix në Arizona, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.
Liderët botërorë do të jenë në mesin e mijëra të tjerëve që do të marrin pjesë në proceset e së premtes dhe shërbimet ceremoniale në Louisville, Kentucky, ku Ali kishte lindur.
Pavarsishtë mungesës së Obamës, ky i fundi do t’ua dërgojë një letër familjes së Alis, së bashku me këshilltarin e lartë të Shtëpisë së Bardhë Valerie Jarrett, i cili e njihte Aliun./lajmi.net