Obama nga xhamia: Sulmi ndaj një feje është sulm ndaj të gjitha feve (Video)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se paragjykimi kundër çdo segmenti të shoqërisë amerikane që përçan strukturën shoqërore “duhet të trajtohet me kohë”.

Bota

03/02/2016 23:12

Komentet e presidentit Obama janë bërë të mërkurën, gjatë vizitës së tij të parë në një xhami që nga koha kur është zgjedhur president.

“Të krishterët, myslimanët, hebrenjtë, të gjithë janë fëmijë të Zotit”, ka thënë Obama para besimtarëve myslimanë.

Në kuadër të vizitës në xhaminë e Shoqërisë Islamike të Baltimores, Obama është takuar edhe me udhëheqësit e komunitetit mysliman me ç’rast e ka vlerësuar rolin e myslimanëve në mbrojten e lirisë fetare.

AP OBAMA MOSQUE VISIT A USA MD

“Sulmi ndaj një religjioni është sulm ndaj të gjitha religjioneve”, ka thënë presidenti amerikan.

Pavarësisht zërave anti-myslimanë, presidenti amerikan ka thënë se myslimanët janë pjesë e shoqërisë amerikane.

President Obama speaks at the Islamic Society of Baltimore

“Kemi mësues myslimanë që i mësojnë fëmijët tanë, kemi mjekë që ua besojmë jetët tona, kemi policë që përkujdesen për sigurinë tonë”, ka thënë presidenti amerikan.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se vizita e Obamës është realizuar në kohën e rritjes së retorikës anti-islamike.