Obama nesër shpalos planin për shkatërrimin e militantëve të IS

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama po intensifikon përpjekjet e tij për të plasuar sa më parë planin me të cilin do të shkatërrojnë militantët e Shtetit Islamik IS.

Bota

09/09/2014 20:45

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë njoftuan se Obama do të mbajë fjalim të mërkurën në mëngjes.

Fjalimi do të adresojë kritikat ndaj tij se është treguar i  ngadalshëm për ti’u përgjigjur militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest ka thënë se Obama do të përdorë fjalimin e e tij për të diskutuar me popullin amerikanë për kërcënimet e militantëve të IS dhe për të shpalosur planin e Shteteve të Bashkuara, përmes të cilit do të shkatërrohen grupet terroriste.

Pritjet janë që Obama do të zgjerojë sulmet ajrore në Irak dhe Siri, me qëllim ndalimin e aktiviteteve luftarake të militantëve të IS. Kjo edhe për arsye se intensifikim të sulmeve deri në shkatërrim të IS e kanë kërkuar edhe rivalët e tij politik, kongresistët republikanë.