Obama kundër ligjit të Senatit për Iranin

Presidenti amerikan, Barack Obama do të përdorë veton ndaj një ligji të Senatit, i cili do t’i jepte Kongresit mundësi të ndikojë në marrëveshjen që pritet të arrihet ndërmjet gjashtë fuqive botërore dhe Iranit për programin e tij bërthamor.

Bota

01/03/2015 15:15

Ky lajm është raportuar duke u mbështetur në deklaratën e Bernadette Meehan, zëdhënëse e Këshillit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

SHBA-të dhe pesë fuqi të tjera po negociojnë me Iranin një marrëveshje për programin bërthamor të kësaj të fundit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike që i janë vendosur Teheranit.

Ligji që dëshiron ta aprovojë Senati do të kërkonte dorëzimin e tekstit të marrëveshjes së mundshme në Kongres pesë ditë para se ajo marrëveshje të arrihej me Iranin.