Obama: Jo me këmbësori kundër IS-it

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka përsëritur të dielën se nuk do të dërgojë trupa tokësore në luftë kundër Shtetit Islamik (IS). 

Bota

16/11/2014 13:56

Megjithatë, ai ka paralajmëruar se ka disa rrethana, në të cilat SHBA-ja duhet të reagojë me këmbësori.

Presidenti Obama ka theksuar se nëse militantët e Shtetit Islamik arrijnë deri tek armët bërthamore, Washingtoni do të urdhëronte ushtrinë amerikane që të shkojë në luftë.

Ai këto komente i ka bërë gjatë një konference për gazetarë në Brizbën të Australisë, ku ka zhvilluar punimet samiti i G20-ës, grupit të vendeve më të industrializuara.

Shtetet e Bashkuara po udhëheqin një fushatë të sulmeve ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.