Obama, fjalimi i fundit për sigurinë kombëtare

Presidenti i SHBA Barack Obama do të mbajë sot fjalimin e tij të fundit për sigurinë kombëtare, ku do t’u bëjë jehonë politikave të tij kundër terrorizmit për të mbrojtur amerikanët nga kërcënimet e shumta globale gjatë tetë viteve të tij në detyrë. Ai do të flasë sot në bazën ajrore MacDill në shtetin juglindor të Floridës.

Bota

07/12/2016 07:44

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Obama do të përmendë se administrata e tij ka ndërtuar me sukses koalicione dhe ka bashkëpunuar me qeveritë e ndryshme për të neutralizuar grupin Shteti Islamik dhe grupet e tjera terroriste pa përdorur në mënyrë të tepruar forcën ushtarake amerikane.

Zëvendës këshilltari i sigurisë kombëtare, Ben Rhodes tha se Shtëpia e Bardhë ka ndjekur një politikë të qëndrueshme, “që përfshin një numër të kufizuar forcash amerikane në terren.”

Por disa ekspertë të kundër- terrorizmit thonë se rritja e ISIS-it është një tregues se administrata Obama nuk reagoi me shpejtësinë e duhur, pavarësisht suksesit të saj në vrasjen e udhëheqësve kryesorë ekstremistë./VOA