Obama e Biden në vrap

I keni parë Barack Obaman dhe Joe Bidenin ndonjëherë duke vrapuar? Ja ku e keni rastin. Dy burrat më të fuqishëm të botës tregojnë ia bëjnë një xhiro Shtëpisë së Bardhë.

Lajme

01/03/2014 13:47

Presidenti i Shteteve të bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe Zëvendësi i tij, Joe Biden, merren edhe me aktivitete fizike, përveç punëve të përditshme në menaxhimin e shtetit më të fuqishëm në botë dhe politikës botërore.

Me një video që tregon dy burrat e Amerikës duke vrapuar nëpër mjediset e Shtëpisë së Bardhë, Zonja e Parë e SHBA’ve, Michelle Obama, dëshiron t’i inkurajojë njerëzit që të ushtrojnë dhe të bëjnë aktivitete të shëndetshme.

Video vjen pas një premtimi që Michelle e kishte bërë. Ajo kishte thënë që nëse shumë njerëz i bashkohen nismës “Lets Move”, atëherë ajo do ta bënte një video me Obaman dhe Bidenin duke vrapuar.