Obama dhe Cameron i japin Rusisë 1 muaj afat

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, dhe kryeministri britanik David Cameron deklaruan në Bruksel se Rusia ka një muaj afat për të përmbushur kushtet rreth Ukrainës, në të kundërtën do të ballafaqohet me sanksione të reja. 

Bota

06/06/2014 00:48

Qëndrimi i ri në marrëdhëniet me Rusinë Obama dhe Cameron e prezantuan në konferencën e përbashkët për gazetarë pas samitit të Grupit G7, i cili u organizua pa pjesëmarrjen e Rusisë shkaku i aneksimit të Krimesë dhe përkrahjes forcave pro-ruse (edhe me armatim) në lindje të Ukrainës.

Cameron tha se për t’iu shmangur sanksioneve të reja Putin duhet të plotësojë tri kushte: të njohë presidentin e zgjedhur ukrainas Petro Poroshenko, të ndërpresë kalimin e ushtrisë përtej kufijve dhe të ndërpresë mbështetjen e grupeve separatiste pro-ruse në lindje të Ukrainës.  

\”Nëse këto kushte nuk plotësohen, atëherë do të ndodhin sanksionet e reja\”, deklaroi kryeministri britanik.

Obama tha se liderët e G7 janë unikë rreth gjërave që i ka thënë camoeron.

\”Nëse Putin ndërmerr hapa, atëherë do të jetë e mundshme që të përtërijmë besimin ndërmjet Rusisë   , fqinjëve të saj dhe Evropës\”, tha Obama.

Presidenti i SHBA-ve pranoi që sanksionet, të cilat duhet të godasin sektorët kyç të ekonomisë ruse, mund të kenë ndikim të madh anembanë Evropës për arsye të lidhjeve ekonomike që ajo ka me Rusinë dhe shtoi që nuk pret që të gjitha vendet të pajtohen me të.

Të premten në Normandi shënohet 70 vjetori i \”Ditës D\”, ku do të marrin pjesë Obama, Francois Hollande, Angela Merkel, Mbretëresha Elizabeth, Vladimir Putin etj.

Është thënë më herët që Obama nuk do të takohet me Putinin, por të tjerët krerë të shteteve dhe qeverive do të kenë mundësi të bisedojnë me të gjatë shënimit të \”Ditës D\”.