Obama i bën ftesë Trumpit në Shtëpinë e Bardhë

Barack Obama do të flasë sot për zgjedhjen e Donald Trumpit si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin e ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë

Bota

09/11/2016 13:46

Dimë se Barack Obama muajve të fundit kishte përcjellë dhe përkrahur kandidaten demokrate për presidente, Hillary Clinton. Ai gjithashtu kishte besim të madh se ajo do të bëhej presidentja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mirëpo, në këtë ëndërr nuk besoi vetëm ai, por besoi e gjithë bota.

Obama sot do të takohet me presidentin aktual të SHBA’së, Donald Trump. Takimi do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në Washington DC./GazetaExpress/