OAK: Qeveria dhe SBASHK-u ta kenë prioritet kualitetin dhe jo vetëm pagat

OAK shprehet tejet e shqetësuar me gjendjen e arsimit në Kosovë e cila edhe kësaj radhe u tregua në testin ndërkombëtar të PISA-s, duke u renditur ndër vendet me rezultatet më të dobëta jo vetëm në Europë por edhe në Afrikë.

Lajme

05/12/2019 16:38

Përmes një njoftimi për media, OAK kërkon nga SBASHK-u që prioritet ta ketë arsimin dhe cilësinë e saj dhe jo vetëm rritjen e pagave.

Kjo marrë parasysh faktin se edhe përkundër që Kosova ka papunësinë më të madhen në Evropë dhe rajonë, pagat e mësimdhënësve në vendin tonë janë ndër më të lartat në rajon, ndërsa niveli dhe cilësia e arsimit më e dobët se Afrika.

OAK konsideron se institucionet duhet të ndërmarrin masa menjëherë në mënyrë që të krijohen mekanizma për reforma në fushën e arsimit në mënyrë që të inkorporohen edhe shkollat profesionale ku të rinjtë tanë do të avancoheshin dhe do të kishin një arsimim më kualitativ.

Oda e Afarizmit të Kosovës rekomandon qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjië, institucionet e tjera kompetente, për komunikim urgjent arsim-biznes, në mënyrë që të prodhohen kuadro në bazë të kërkesës së tregut, të hapen shkollat profesionale dhe të ndërlidhen me punë praktike në biznese.

Oda e Afarizmit të Kosovës në vazhdimësi ka ngritur zërin dhe ka dhënë rekomandime Qeverisë së Kosovës për zbutjen e papunësisë, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien, duke i njoftuar zyrtarët qeveriatarë dhe institucionet me problemet dhe ngecjet ekonomike të cilat po rriten dita e ditës, prandaj OAK i bënë thirrje qeverisë në ardhshme të tregohet më vigjilente në këtë aspekt shumë të ndjeshëm dhe qenësor për vendin tonë. /Lajmi.net/