OAK: Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve

Pas shqetësimeve të pranuara nga bizneset e sektorit te transportit, OAK ka reaguar menjëherë duke kërkuar largimin e tarifës për dezinfektim të mauneve që hyjnë në Republikën e Kosovës

Lajme

01/06/2020 18:33

Oda e Afarizmit të Kosovës ka pranuar me shqetësim vendimin e MPBAP për vendosjen e një tarife për dezinfektim të mjeteve në hyrje të Kosovës, dhe në këtë rast ka kërkuar largimin e menjehëshëm të saj ose që të mbulohet kjo kosto nga shteti, thuhet në letrën që OAK ka dërguar tek Ministri Sveçla lidhur me këtë vendim.

Oda e Afarizmit të Kosovës ka konsideruar që këto tarifa janë shumë të larta për bizneset, e sidomos në kohë pandemie, një ngarkesë e tillë do të dëmtonte bizneset edhe më tej.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ministrit Sveçla i cili gjatë ditës ka bërë të ditur se ka pezulluar kontratën për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës, duke mundësuar kështu që importuesit të mos kenë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare. /Lajmi.net/