Nxirren trupat e 54 udhëtarëve nga trageti jug-korean

Zhytësit në Korenë Jugore kanë gjetur edhe 10 trupa të pajetë në anijen që u fundos para katër ditëve në bregdetin e këtij vendi.

Bota

20/04/2014 12:22

Tash, numri zyrtar i të vdekurve në këtë incident të rëndë trafiku detar ka arritur në 54 veta.

Mbi 250 njerëz të tjerë të cilët ishin në anije konsiderohen të zhdukur, ndërsa më shumë  se gjysma prej tyre ishin nxënës të një shkolle të mesme.

Prej 476 udhëtarëve dhe anëtarëve të ekuipazhit në anije, kanë shpëtuar vetëm 174 vetë.

Rreth 563zhytës janë ende duke kërkuar në ujërat e ftohtë të Detit të Verdhë gjatë së dielës, ndërsa 34 avionë dhe 204 anije do të kontribuojnë në kërkime, bëri të ditur Ministria e Oqeanit dhe e Peshkimit e Koresë së Jugut.

Kapiteni i anijes, Lee Joon-seok, dhe dy anëtarë të ekuipazhit janë arrestuar dhe akuzuar për neglizhencë dhe krime të tjera.