Nxirren 40 trupa të vdekur të avionit AirAsia të rrëzuar në det (Video)

Ekipet e kërkimit kanë gjetur avionin AirAsia me 162 persona në bord të zhdukur tre ditë më parë. Deri tani janë nxjerrë nga deti rreth 40 trupa të vdekur. 

Bota

30/12/2014 11:29

Operacioni i marinës indoneziane, ka arritur që të nxjerrë 40 trupa të vdekur, nga rrëzimi i avionit AirAsia. 

“Pash një objekt mbi ujë. Pasi shikova me kujdes në laptopin tim, e kuptova se ishte një trup njeriu”, tha një oficer i forcave ajrore indoneziane. 

Autoritetet thonë se trupat ishin të fryrë, dhe pa xhaketa shpëtimi në trupat e tyre, citon AP.

Disa anëtarë të familjeve të pasagjerëve të zhdukur ia plasës vajit dhe të tjerëve u ra të fikët, kur panë në tv trupat duke lundruar mbi ujë.

Objektet janë gjetur 10 kilomentra nga pozicioni i fundit që avioni është regjistruar me radar në detin Java në Indonezi.

Avioni i nisur nga Surabaya në Indonezi kishte destinacion Singaporin.