Nxënësja me shami kthehet të hënën në shkollë, imami Maliqi: Shpresojmë që ky të jetë rasti i fundit

Imami Labinot Maliqi, ka njoftuar se sot është zgjidhur situata e vajzës 18 vjeçare ku ju mohua drejta e saj për arsim për shkak të mbulesës. Maliqi, bëri të ditur se nga dita e hënë nxënësja A.D. do të rifillojë mësimin në Gjimnazin “Bedri Pejani”, së bashku me të gjitha vajzat e tjera me mbulesë,…

Lajme

27/09/2024 19:27

Imami Labinot Maliqi, ka njoftuar se sot është zgjidhur situata e vajzës 18 vjeçare ku ju mohua drejta e saj për arsim për shkak të mbulesës.

Maliqi, bëri të ditur se nga dita e hënë nxënësja A.D. do të rifillojë mësimin në Gjimnazin “Bedri Pejani”, së bashku me të gjitha vajzat e tjera me mbulesë, të cilave u është mohuar kjo e drejtë për një periudhë të gjatë kohore.

“Duke filluar nga e hëna, nxënësja A.D. do të rifillojë mësimin në Gjimnazin “Bedri Pejani”, së bashku me të gjitha vajzat e tjera me mbulesë, të cilave u është mohuar kjo e drejtë për një periudhë të gjatë kohore. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time ndaj Ministrisë së Arsimit për këtë vendim të drejtë. Ky bashkëpunim i yni me institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdoj deri në ndryshim substancial ose anulim të plotë të ndalesës së Udhëzimit Administrativ, i cili që nga dita e nënshkrimit u keqinterpretua dhe u keqpërdor për privimin nga arsimimi i dhjetëra vajzave në Kosovë”, ka shkruar Maliqi.

Në lidhje me këtë rast, Maliqi iu ka bërë thirrje deputetëve që të mos e shfrytëzojnë këtë dhe raste të ngjashme për përfitime elektorale.

Sipas tij, problemet duhet të zgjidhen nga koka dhe jo nga bishti.

“Gjithashtu, i ftoj përfaqësueset institucionale dhe organizatat joqeveritare të angazhohen më shumë në këtë fushë, pasi reagimi i tyre ka munguar thuajse tërësisht në këtë dhe raste të tjera të ngjashme”, tha Maliqi.