‘Nxehet’ gara për Ligën e Kampionëve, Interi përmbys Lazion dhe futet në Top4

Ka përfunduar takimi në mes Lazios dhe Interit, në kuadër të xhiros së 32 në Serie A. Interi ka marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj Lazios, pasi e përmbysi 3:1, shkruan lajmi.net. Me këtë fitore ekipi i Simone Inzaghi futen në Top4. ‘Nerazzurri’ fillimisht kaloi në epërsi me Henrik Mkhitaryan, por VAR e…

Sport

30/04/2023 14:26

Ka përfunduar takimi në mes Lazios dhe Interit, në kuadër të xhiros së 32 në Serie A.

Interi ka marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj Lazios, pasi e përmbysi 3:1, shkruan lajmi.net.

Me këtë fitore ekipi i Simone Inzaghi futen në Top4.

‘Nerazzurri’ fillimisht kaloi në epërsi me Henrik Mkhitaryan, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.

Më pas Lazio morën frenat e lojës dhe ndëshkuan Interin.

Në minutën e 30′ shënoi Felipe Anderson.

Ndeshja më pas u konkretizua me raste të tjera nga të dy ekipet, por gola nuk pat.

Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të mysafirëve.

45 minutat e dytë ishin të ‘nxehtë’ me Interin që përmbysën Lazion.

Lautaro Martinez fillimisht barazoi shifrat në 1:1.

Më pas në të 83′ ishte Robin Gosens që realizoi nga afërsia dhe kaloi në epërsi Interin.

Në minutat e fundit të ndeshjes Lautaro tundi edhe njëherë rrjetën e mysafirëve dhe vulosi dilemën e fituesit.

Me këtë fitore ‘Nerazzurri’ ngjiten në vendin e katërt, me 57 pikë.

Lazio në anën tjetër mbajnë vendin e dytë me 61 pikë gjithsej./Lajmi.net/