Nutricionistja shqiptare tregon ilaçin për largimin e gurëve në veshka

Nutricionistja e njohur shqiptare, Anila Kalleshi, ka treguar një metodë natyrale për eliminimin e gurëve në veshka, në një postim në llogarinë e saj në ‘Facebook’.

Lifestyle

19/06/2019 18:06

Sipas nutricionistes Kalleshi, krahas vajit të ullirit dhe limonit, juve do iu nevojitet edhe një pije alkoolike siç është birra në përbërës, shkruan lajmi.net.

Kjo është receta e nutricionistes dhe instruksionet që kërkohen për përgatitjen e kurës natyrale:

Përbërësit:

100 ml birrë

100 ml vaj ulliri

100 ml lëng limoni

Përgatitja dhe përdorimi:

Shtoni të gjithë përbërësit në një shishe qeli. Shkundeni shishen mirë që të kombinohen plotësisht me njëri-tjetrin.

Konsumoni 50 ml çdo mëngjes nga ky ilaç me stomakun bosh. Përdoreni rregullisht për 8 ditë dhe do të do të vini re rezultate të mrekullueshme. /Lajmi.net/