Nusja rrah vjehrrën në Gjakovë, arrestohet nga Policia

Gjatë ditës së djeshme në Gjakovë është raportuar për një rast të dhunës në familje.

Lajme

11/12/2018 12:46

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje në familje, e kishte sulmuar vjehrrën e saj.

Viktima pas rastit është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkaq, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/