Nusja e Sali Berishës: Pse duhet vjehrra të vijë në shtëpinë time të bëjë punët, prishet intimiteti

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, në fund të muajit shtator i dhanë fund beqarisë, teksa kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. E së fundi, blogerja ka dhënë disa këshilla për vajzat e reja, shkruan lajmi.net. Gjatë një diskutimi në “Goca dhe Gra”, u shpreh se nuk ishte aspak dakort që një mashkull të vazhdojë të…

ShowBiz

24/11/2022 12:25

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, në fund të muajit shtator i dhanë fund beqarisë, teksa kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

E së fundi, blogerja ka dhënë disa këshilla për vajzat e reja, shkruan lajmi.net.

Gjatë një diskutimi në “Goca dhe Gra”, u shpreh se nuk ishte aspak dakort që një mashkull të vazhdojë të mbetet një “çun mami” edhe pasi ka nisur të bashkëjetojë me partneren e tij.

“Ik nga çunat e mamit, sepse është skandal që burri të vazhdojë të jetë çun mami.”, u shpreh Armina.

Më tej, Armina nuk i pajtohej as mendimit të kolegeve të saj kur shpreheshin se nuk ka asgjë të keqe që vjehrra të të ndihmojë me punët e shtëpisë.

Sipas Arminës kjo gjë cënon intimitetin e një çifti dhe kjo gjë vlen dhe për mamanë e saj.

“Nuk është normale, se ideja është pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. Pse duhet të vijë ta bëjë, është privatësi. Ti ke sirtarët e tu, pse duhet të hyjë në intimitet një nga prindërit. Prishet intimiteti, se ti ke ndërresat, ke shtëpinë tënde. Pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. As mami im nuk ka pse të vijë. Nuk është pastruese. Do ndjehesha keq ta bënte.”, u kundërpërgjigj ajo./Lajmi.net/