Nusja e dhëndri, Beatrix me Donaldin- banorët organizojnë një dasmë brenda shtëpisë

19:31 | 2 Dhjetor 2021

Mbasditen e sotme në shtëpi ka mbërritur një tjetër zarf i bardhë.

Ai ka lajmëruar banorët se do të duhen të organizojnë një dasmë jugu.

E ftuar speciale gjatë kësaj loje do të jetë këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Ilirin Qiriaku.

Për banorët diskutimi i menjëhershëm nisi për të gjetur “dhëndrin” dhe “nuse” e kësaj ceremonie të improvizuar.

Ata njëzëri duket se e kanë arritur kompromisin dhe çifti që sonte lidh martesën janë pikërisht Donaldi dhe Beatrix.

Në shtëpi kanë nisur menjëherë përgatitjet.