“Nuset” protestojnë në Romë kundër kufizimeve të koronavirusit

Një grup i grave protestuan sot në Romë kundër masave të sigurisë ndaj koronavirusit që ndalojnë zhvillimin e dasmave të mëdha.

Bota

07/07/2020 14:40

Një grup i grave të veshura si nuse protestuan në Romë të martën kundër masave të sigurisë ndaj koronavirusit që ndalojnë ceremonitë e mëdha fetare si dhe një martesë e madhe, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Ngjarja, e organizuar nga një shoqatë italiane e dasmave, u quajt “parakalim mobil i beqareve ose i pamartuarve”.

Rreth 15 gra mbanin shenja dhe pozonin para vendeve të famshme të Romës si Fontana di Trevi. Ato u fotografuan gjithashtu jashtë Parlamentit Italian, ku u bashkuan nga anëtarët e industrisë së dasmave të goditura shumë nga vendi, trasnsmeton lajmi.net.

Protestuesja Francesca Del Vechio, e cila është nga Napoli, i tha CNN se ajo ishte menduar të “martohej në shtator, por për shkak të kufizimeve të qeverisë na u desh të shtyjmë datën për të paktën një vit”.

Ajo tha se ndërsa ndryshimi i datës nuk ishte çështje, ajo do të dëshironte të martohej vitin e ardhshëm “pa kufizime”. /Lajmi.net/