Nurteel: Po të isha si Shpati, do bëja seks me shoqet e Afërditës

Producenti i mirënjohur shqiptar, Nurteel, i cili ka kohë që filloi edhe karrierën si këngëtar, ka komentuar pas lansimit të bashkëpunimit të tij të fundit me Shpat Kasapin, e që u përkufizua si një “diss” ndaj ish të fejuarës së këtij të fundit, Afërdita Dreshajt.

ShowBiz

21/03/2015 15:38

Ishte Shpat Kasapi që u raportua se lansoi një këngë kundër Afërdita Dreshajt, e cila tash ka një të dashur tjetër dhe u spekulua se e tradhtoi këngëtarin me Leonardo Di Caprion.

Dhe pas kësaj kënge, është hapur producenti, i cili jo vetëm që ka folur për projektin, por edhe për atë se çka do të bënte po që se do të ishte në pozicionin e Shpatit.

“Projekti “S’munesh pa mu” është realizuar shpejt dhe përkundër faktit se nuk kemi arritur t’i japim një videoklip ashtu siç e meriton – të jem i sinqert – ka arritur të pëlqehet mjaft shumë nga publiku në 24 orët e para, gjë për të cilën jam falënderues”, theksoi kantautori për Telegrafin.

Megjithatë, i pyetur se çka vërtet do të vepronte po që se do të gjendej në një pozicion si të Shpat Kasapit, ai tha se do t’u vardisej të gjitha shoqeve të Afërdita Dreshajt, dhe madje do bënte edhe seks me ato në rast hakmarrje.

“Çka do bëja si Shpati? Eshtë vështirë të flasësh në një pozicion të tillë, pasi që e kam shumë mik të mirë Shpatin. Megjithatë, është e thjesht në kokën time dhe pa komplikime. Do t’u vardisesha shoqeve të Afërditës dhe do bëja seks me to në shenjë hakmarrje”, përfundoi Nurteel. /Telegrafi/ lajmi.net