Nuredin Lushtaku përplaset me Bilall Jasharin , e quan dezertor

Njëri nga komandantët e UÇK-së nga Prekazi, Nuredin Lushtaku ka hedhur poshtë deklaratën e Bilall Jasharit dhënë për RTK-në më 4 mars i cili ka thënë se komandanti Adem Jashari u la i vetëm në betejën e 5 marsit.

Lajme

10/03/2015 20:25

Nuredin Lushtaku madje ka thënë se Bilall Jashari asnjëherë nuk ka qenë as përkrah Adem Jasharit e as që ka qenë në luftë.

“Le të tregojë ai ku ka qenë në luftë dhe ku e ka lënë pushkën”, tha Lushtaku për RTK-në.

Sipas tij, ditën kur u vra Adem Jashari dhe të gjithë familjarët e tij, ka qenë në shtëpinë e tij ku ka luftuar kundër forcave serbe.