Nuno: Mourinho është një nga më të mirët në histori

Trajneri i Wolverhampton Wanderers, Nuno Espirito Santo ka dhënë disa lëvdata për Jose Mourinho.

Sport

14/12/2019 19:18

Në prag të ndeshjes Tottenham – Wolves, Nuno ka dhënë disa komente pozitive për atë që do të jetë kundërshtari i tij gjatë së dielës.

Dyshja kishin punuar së bashku gjatë kohës kur ishin tek Porto, kurse Nuno beson se Mourinho është një nga më të mirët në histori.

“Ai është një nga trajnerët më të mëdhenjë në futboll” ka thënë Santo, transmeton lajmi.net.

“Nuk kam shumë për të thënë rrreth tij – vetëm të shohësh çfarë Mourinho ka bërë, kudo që ka shkuar” shtoi portugezi.

‘Special One’ e ka nisur për mrekulli aventurën me Tottenham Hotspur, por sfida me Wolverhampton pritet të jetë shumë e vështirë për të. /Lajmi.net/