Numri i viktimave në Greqi shkon në 79

Të paktën 20 raste të reja janë regjistruar brenda 24 orëve në Greqi, ndërkohë që numri në total i prekurve me COVID ka shkuar në 1755. Lajmi është bërë i ditur nga përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë për koronavirus, Sotiris Tsiodras.

Lajme

06/04/2020 18:28

Mësohet se 90 pacientë janë duke u trajtuar në spital, ndërsa deri më tani 79 persona kanë humbur jetën. Nga vdekjet që kanë ndodhur në Greqi, 29% janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. Gjithashtu, raportohet se 86% e të vdekurve kishin sëmundje themelore ose ishin njerëz të moshuar. Nga të gjithë pacientët me ICU, 79% janë burra dhe mosha mesatare është 65, ndërsa shtatë në dhjetë (71%) kanë një sëmundje themelore ose janë të moshuar. Nga të gjitha rastet e konfirmuara, 361 kishin një histori udhëtimi, ndërsa 655 raste të tjera kishin kontakte të konfirmuara.

“Ekziston një frenim, një rritje e ngadaltë e numrave dhe ne presim të kemi një ulje”, tha Z. Tsiodras, duke iu referuar përhapjes së virusit në Greqi. “Ne po flasim për nivelin e kurbës dhe ne kemi aftësinë për të moderuar valën,”, tha ai.