Numri i të vdekurve nga zjarret në Turqi rritet në tetë

Numri i të vdekurve nga zjarret në bregdetin jugor të Turqisë u rrit në tetë të dielën, ndërsa zjarrfikësit janë ende duke luftuar në ditën e pestë për të shuar zjarret që ende po ndizen në qytetet turistike bregdetare.

Bota

02/08/2021 10:19

Dy persona të tjerë humbën jetën të dielën për shkak të zjarreve në qytetin jugor të Manavgat, ndërsa 10 të tjerë u lënduan, tha ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca, shkruan Reuter.

Më shumë se 100 zjarre që shpërthyen në Turqi në pesë ditët e fundit janë shuar thanë autoritetet turke. Megjithatë zjarret që u ndezën ne Manavgat dhe në Marmaris ka shkaktuar evakuimin e disa zonave të banimit dhe hoteleve.

Në qytetin turistik të Bodrumit, një grup turistësh dhe stafi i hotelit u evakuan me anije, pasi që flakët u përhapën, Pakdemirli tha se më pas zjarri është shuar të dielën në mëngjes.

Zjarret tashmë kanë marrë jetën e pesë personave në Manavgat dhe një në Marmaris në pesë ditët e fundit.

Që nga e mërkura mijëra njerëz janë evakuar nga shtëpitë e tyre. Qeveria turke u zotua të rindërtojë shtëpitë e dëmtuara dhe të kompensojë humbjet në zonat e prekura nga zjarret.

Pakdemirli tha se të paktën 13 aeroplanë, 45 helikopterë, dronë dhe 828 automjete zjarrfikëse ishin përfshirë në përpjekjet e shuarjes së zjarrit.

BE-ja tha se kishte ndihmuar në mobilizimin e tre avionëve zjarrfikës të dielën, një nga Kroacia dhe dy nga Spanja, pasi Turqia aktivizoi një skemë të reagimit ndaj fatkeqësive për të kërkuar ndihmë nga vendet e tjera evropiane. Turqia nuk është anëtare e BE -së.