Numri i të vdekurve nga COVID-19 gjashtë herë më i ulët tek vendet që kanë marrë vaksinën kundër tuberkulozit

Vendet që kanë një program të gjërë vaksinimi Bacillus Calmette-Guérin (BCG) kanë një normë të vdekjes së koronavirusit pothuajse gjashtë herë më të ulët se vendet që nuk e përdorin atë, zbulon një studim.

Lajme

07/04/2020 23:13

Vaksina BCG u shpik një shekull më parë dhe i jep imunitet tuberkulozit (TB) – një infeksion bakterial – por dihet që ka përfitime të tjera, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Testimet e mëparshme zbuluan njerëz që marrin vaksinën, kanë sisteme të përmirësuara të imunitetit dhe janë në gjendje të mbrohen nga infeksionet.

Për shembull, në një testim midis amerikanëve vendas, vaksina BCG në fëmijëri ishte në gjendje të ofronte mbrojtje kundër tuberkulozit deri në 60 vjet pas vaksinimit.

Mënyra precize se si kjo vaksinë ndihmon në largimin e infeksioneve të tjera është relativisht e panjohur.

Këto të ashtuquajturat efekte përfshijnë mbrojtje të zgjeruar kundër sëmundjeve të frymëmarrjes, të cilat janë mbështetur edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. /Lajmi.net/