Numri i rasteve aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 232.

Lajme

23/11/2021 08:06

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.711, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,982 persona.

Gjatë ditës së djeshme janë konfirmua 10 raste të reja, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë viktimë.

Poashtu janë shëruar 13 persona, kurse  numri i testimeve të cilat janë kryer në 24 orëshin e kaluar është 1.231./Lajmi.net/