Numri 130 i takon PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Partia Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin 130 në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor. Numri u caktua sot gjatë procesit të tërheqjes së shortit të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku po përcaktohet renditja e të gjitha partive politike në fletëvotim, raporton lajmi.net Me…

Lajme

07/12/2025 14:31

Partia Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin 130 në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor.

Numri u caktua sot gjatë procesit të tërheqjes së shortit të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku po përcaktohet renditja e të gjitha partive politike në fletëvotim, raporton lajmi.net

Me këtë hap, PDK hyn zyrtarisht në garën zgjedhore me identifikuesin 130, ndërsa KQZ pritet të publikojë renditjen përfundimtare të të gjitha partive sapo të përfundojë procesi i shortit./Lajmi.net/