Numrat e paimagjinueshëm të tërmeteve që kanë rënë deri tani, sizmiologu tregon se çfarë ndodhi në 1979: Ka pasur deri në 25,000 pasgoditje

Tërmeti i fortë i mëngjesit të së martës nuk do të jetë i lehtë për t’u harruar nga shqiptarët.

Lajme

28/11/2019 16:35

Shqipëria vijon të lëkundet, që prej mëngjesit të 26 nëntorit, kur u regjistrua tërmeti më i fuqishëm i dekadave, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter.

Sipas të dhënave më të fundit të IGJEUM, në vend janë regjistruar plot 814 pasgoditje, një pjesë e të cilave kanë qenë mjaft të forta. Ndërkohë, IGJEUM sqaron se vetëm gjatë natës së kaluar janë shënuar disa lëkundje, më e madhja me magnitudë 4.4.

Por sizmiologët shprehen se në tërmetin e fortë në 1979 ka pasur deri në 25,000 pasgoditje.

“Tërmeti i 1979 ka pasur deri në 25,000 pasgoditje. Ky tërmet deri tani ka pasur 814”, tha sizmiologu per Top Channel.