Numërohen mbi 90 % të votave në Maqedoninë Veriore

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, ka publikuar rezultatet e mbi 90 për qind të votave të numëruara.

Lajme

21/04/2019 22:58

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në faqen zyrtare ka publikuar rezultatet e para nga zgjedhjet për president të shteti.

Më poshtë ju sjellim rezultatet:

Blerim Reka (Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa), është votuar nga 73 mijë e 611 qytetarë apo 10,60%, shkruan lajmi.net.

Gordana Siljanovska Davkova (VMRO-DPMNE dhe koalicioni), ka marrë 294 mijë e 959 vota apo 42,46%.

Stevo Pendarovski (LSDM, BDI, PDSH, Alternativa dhe tjerë), ka marrë 296 mijë e 063 vota apo 42,62%. /Lajmi.net/