Numërimi vazhdon pas urdhrit të prokurorit Tmava, por në Mitrovicë gjenden ende fletëvotime me numra të ndryshëm serik

Në jug të Mitrovicës është duke vazhduar numërimi i votave të balotazhit, pavarësisht raportimeve të shumta për shkelje e gabime. Pas vendimit të djeshëm të prokurorit, Sahit Tmava numërimi po vazhdon edhe sot. Por anëtari i ekipit numërues në Qendrën Komunale të Numërimit ka vërejtur edhe një tjetër fletëvotim që nuk përshtatet numri serik. Këtë…

Lajme

12/11/2025 11:54

Në jug të Mitrovicës është duke vazhduar numërimi i votave të balotazhit, pavarësisht raportimeve të shumta për shkelje e gabime.

Pas vendimit të djeshëm të prokurorit, Sahit Tmava numërimi po vazhdon edhe sot.

Por anëtari i ekipit numërues në Qendrën Komunale të Numërimit ka vërejtur edhe një tjetër fletëvotim që nuk përshtatet numri serik.

Këtë e bëri të ditur për media, anëtari i ekipit numërues, Bajram Fetahu.

“Shkollat janë larg njëra tjetrës. E gjeta në tavolinën time, dhe kjo është e para. Dje nuk kam qenë këtu”, tregoi shkurt ai teksa shfaqi fletëvotimet./Lajmi.net/