Bekë Berisha: 600 policë të angazhuar për të ruajtur aktivistët e LVV-së, teksa ata incizojnë spot elektoral

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook për mobilizim e një numri të madh të policëve për të siguruar siç shkruan ai “aktorët” e VV-së. “600 polic të Kosoves të mobilizuar në pishë të diellit në temperaturë 40 gc…

Lajme

18/07/2024 21:16

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook për mobilizim e një numri të madh të policëve për të siguruar siç shkruan ai “aktorët” e VV-së.

“600 polic të Kosoves të mobilizuar në pishë të diellit në temperaturë 40 gc që të sigurojnë “aktorët” aktivistët e VV së gjatë incizimit të spotit elektoral !”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ai tutje në postim i është drejtuar kryeministrit të vendit duke i thënë t’i kthejë policët në orar normal dhe se një gjest i tillë ka demotivuar policinë e vendit.

“Manifestimi i “sovranitetit “. Kryeministër kthej policët në orar normal. Ky gjest ka demotivuar Policinë!”, përfundoi ai.