Nuk votohet kërkesa për shkarkimin e Rektorit

Kërkesa për shkarkimin e rektorit, si dhe kërkesa e studentëve për afate shtesë të provimeve, nuk është debatuar në Këshill Drejtues të UP-së. Këto dy kërkesa nuk janë përfshirë në rend dite.

Lajme

15/10/2015 08:02

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” nuk e ka hedhur në votim kërkesën e senatorëve për shkarkimin e rektorit Ramadan Zejnullahu. Kjo është mbledhja e dytë që ky Këshill nuk merr në shqyrtim këtë kërkesë.

Madje, si kërkesë prioritare e dërguar për t’u shqyrtuar në mbledhjen e KD-së që ka përfunduar të mërkurën në mbrëmje nuk është shqyrtuar as kërkesa e Parlamentit të Studentëve (PS) për më shumë afate shtesë të provimeve për studentët.

Ndonëse, një ditë më parë studentët gjatë protestës para Rektoratit kanë paralajmëruar se të enjten do të demolojnë objektin e Rektoratit në qoftë se Këshilli nuk miraton kërkesën e tyre, nuk është marrë parasysh kërkesa. /Zëri