Nuk i vjen ambulanca! Eneda Tarifa revoltohet dhe shpërthen me kritika ndaj uniformave të bardha
Një situatë e rëndë me një person të sëmurë ka nxjerr në pah një neglizhencë të uniformave të bardhë në sistemin shëndetësor në Tiranë.

ShowBiz
Në një mesazh postuar në faqen e saj në Facebook, këngëtarja është e revoltuar, pasi sipas saj pas tre telefonash urgjentë për ambulancën, asnjë nuk e ka vënë ujin në zjarr për një rast në të cilin këngëtarja ka qenë e pranishme vetë.
Postimi i plotë
Ky eshte kulmi ! O njerez,si ka mundesi te marresh urgjencen tre here dhe ata te mos e vene ujte ne zjarr !? Nuk ma rrok truri, nje qytet me gati 1 miljon banore, te mos vere ne gadishmeri (ne fundjave te pakten ) me shume se dy apo tre ambulanca ? Ketu nuk pi uje as emri as njohja asgje. Eshte thjesht nje deshtim. Ketu njeriut i bie epilepsia dhe ambulanca vjen mbas 40 minutash ? SOS. Ca i vrasin, ca i lene te vdesin.