Nuk u takua me presidentin e Shqipërisë, Hyseni për Abdixhikun: Shkaktoi një skandal politik

Gjatë ditës së sotme presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, është takuar me kryetarët e partive opozitare, më përjashtim të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Rreth kësaj ka reaguar Skender Hyseni nga vetë LDK-ja, i cili ka thënë se Abdixhiku ka shkaktuar një skandal politik, shkruan lajmi.net. Hyseni përmes një postimi në Facebook,…

Lajme

16/08/2022 15:04

Gjatë ditës së sotme presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, është takuar me kryetarët e partive opozitare, më përjashtim të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Rreth kësaj ka reaguar Skender Hyseni nga vetë LDK-ja, i cili ka thënë se Abdixhiku ka shkaktuar një skandal politik, shkruan lajmi.net.

Hyseni përmes një postimi në Facebook, ka shtuar se pretendimi, siç e ka quajtur ai, idhnak i Abdixhikut, se Begaj duhej të shkonte në selinë e LDK-së, shpërfaq një ego infantile politike të te parit të LDK-së.

Postimi i plotë:

Lumir Abdixhiku shkaktoi një skandal politik infantil!

Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me krerët e partive politike, thuhet në njoftimet e medias.

Ndërkohë që thuhet poashtu se “Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, paska refuzuar takimin me presidentin Bajram Begaj, duke mos  respektuar ftesën e presidentit për t’u takuar në selinë e Kuvendit”.

Pretendimi idhnak i Abdixhikut se Presidenti shqiptar duhej të shkonte në selinë e LDK-së për takim, shpërfaq një ego infantile politike të të parit të LDK-së.

Pa dashur të futem në detajet e protokolit, me duhet të konstatoj se Abdixhiku me krekosjen e tij, paska shkaktuar një skandal politik e diplomatik tërsisht të panevojshëm në komunikimet aq të rëndësishme ndërshqiptare.

Kuvendi i Republikës së Kosovës është seli, e përtej selie e çdo partie politike parlamentare në Kosovë.

Strohet pyetja, përse z. Abdixhiku nuk u bë poaq “ i madh”, me rastin e vizitës së Presidentit të Malit të Zi të cilin, me 19 maj 2022, shkoi ta takonte, madje jo në Kuvend të Kosovës por në hotelin Swiss Diamond???!!! /Lajmi.net/