Nuk do ta besoni çfarë ka shkruar një qytetar në fletëvotim në Drenas (Foto)

Një qytetar i Drenasit e ka bërë fletëvotimin e tij të pavlefshëm në një mënyrë të pazakonshme.

Lajme

18/12/2016 22:26

Edhe pse ai ka votuar për kandidatin e NISMA-s, Isa Xhemajlaj ai ka komentuar në fletëvotim duke bërë që ai të mos jetë i pranueshëm për numërim.

“Forca bën Fuqinë, o Adriatik”, ka shkruar një qytetar në fletëvotimin e tij, raporton Kallxo.

Komenti i votuesit është bërë në kuadër të një fushate tallëse ndaj kandidatit të PDK-së për kryetar të komunës së Drenasit, pas paraqitjeve të tij të fundit në publik.