Nuk respektuan vendimin e qeverisë, arrestohen 34 persona

Policia e Kosovës gjatë inspektimit për respektimin e vendimeve të Qeverisë shkaku i pandemisë së koronavirusit, ka hasur në qytetarë të cilët nuk kanë respektuar vendimet e marra nga institucionet.

Lajme

30/03/2020 09:35

Si rezultat i kësaj, policia gjatë 24 orëve në tërë Kosovën ka arrestuar gjithsej 34 persona.

Shumica nga atë arrestuarit sipas raportit të policisë, janë hasur duke shëtitur me automjetin e tyre gjatë kohës së kufizimit të lëvizjes.

Rastet tjera kanë të bëjnë me hapje të lokalit, mbajtje të ahengjeve brenda shtëpisë etj.

Më poshtë rastet e ndara të arrestimeve shkaku i mosrespektimit të vendimeve të Qeverisë:

  • Llapushnik-Gllogoc 28.03.2020-21:40. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij me targa të huaja i shoqëruar me një pasagjer mashkull kosovar të cilët pa ndonjë arsye nuk e ka respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte.
  • Fsh. Babimofc, Obiliq 29.03.2020-00:57. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë takuar duke lëvizura me automjetin e njërit prej tyre, të cilët pa ndonjë arsye kanë lëvizur në intervalin kohor kur ndalohet lëvizja e qytetarëve dhe sipas vendimit të Qeverisë së R. së Kosovës. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit te dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.
  • Obiliq i Vjetër 29.03.2020-19:00. Është raportuar se katër të dyshuar meshkuj kosovar janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit janë takuar duke luajtur, të cilët nuk i kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte.
  • Rr. 28 Nëntori, Podujevë 29.03.2020-20:50. Është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovar janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit janë takuar duke u shëtitur me automjetin e tyre pa ndonjë arsye duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte.
  • Gllogoc, Prishtinë 29.03.2020-20:50. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit janë takuar duke u shëtitur me automjetin e tyre pa ndonjë arsye duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte.
  • Rr. Ilir Konushevci 29.03.2020-20:15. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit janë takuar duke u qarkulluar me automjetin e tyre pa ndonjë arsye duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës. Njëri prej tyre është arrestuar pasi që i ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .
  • Podujevë 29.03.2020-21:10. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar janë takuar duke shëtitur këmbë të cilët nuk e kanë respektuar urdhrin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës. Gjatë kontrollit te njëri prej tyre është gjetur një thikë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregulltë.
  • Gjakovë 29.03.2020-00:05. Janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë takuar në një lokal duke konsumuar ushqime dhe pije alkoolike. Rastit i janë përgjigjur edhe inspektorët komunal. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari –pronar i lokalit është ndaluar në dhomat e mbajtjes, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
  • Fsh. Bellacerk, Rahovec 29.03.2020-08:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka vepruar ne kundërshtim me urdhrin dhe vendimin e organit kompetent lidhur me parandalimin e COVID 19, duke shërbyer me kafe klientëve nga kafiteria e tij. Me urdhër te prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
  • Fsh. Drenoc, Rahovec 29.03.2020-17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti së bashku me disa persona të tjerë kishte qenë në oborrin e një shkolle duke luajtur, ndërsa persona e tjerë kishin arritur që të largohen .I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar lirohet në procedurë të rregullt.
  • Rr. Ëashington, Gjakovë 29.03.2020-21:40. Është raportuar i dyshuari meshkull kosovar është shoqëruar në polici pasi që i njëjti është takuar duke u shëtitur me automjetin e tij pa ndonjë arsye duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullte.
  • Mitrovicë 29.03.2020-21:51. Është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovar pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj kosovar, njehe rit të njëjtit nuk i kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregulltë.
  • Vushtrri 29.03.2020-22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë një ahengu familjarë në shtëpinë e tij janë takuar 12 persona, nuk e ka respektuar vendimin lëshuar aga Qeveria e R. Kosovës. Me vendim të prokurort i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregulltë. /Lajmi.net/