Nuk respektuan masat mbrojtëse ndaj COVID-19, shqiptohen 848 gjoba

Policia ka shqiptuar 848 gjoba për mos respektim të masave mbrojtëse ndaj COVID-19.

Lajme

25/09/2020 08:38

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 848 gjoba për mos respektim të masave mbrojtëse ndaj COVID-19, derisa edhe 1 mijë e 131 gjoba janë shqiptuar me tiketa trafiku.

Në rrugët e Kosovës, janë shkaktuar 17 aksidente trafiku me të lënduar dhe 21 aksidente trafiku me dëme materiale.

Për 24 orë janë arrestuar 19 persona, 10 janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/