Nuk pushon numri 6 te Bayern, pas Thiagos i pasohet Joshua Kimmichit

Numri 6 do të jetë në duar të sigurta.

Sport

18/09/2020 19:00

Faqja zyrtare e Bayern Munich i ka përcjell një mesazh ish mesfushorit të tyre, Thiago Alcantara, i cili sot u zyrtarizua te Liverpool.

Thiago mbante numrin 6 te Bayern, numër të cilin e mori edhe te skuadra e Liverpool.

Por, Bayern e kanë njoftuar lojtarin se numri i tij do të jetë në duar të sigurta edhe për sezonet e ardhshme, përcjell lajmi.net.

Joshua Kimmich është numri 6 i ri te Bayern Munich.

Më poshtë mund të shihni si duket fanella 6 e Bayern, me një emër që nuk mbanë shkronjat Thiago. /Lajmi.net/